Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Nesër qytetarët marrin në dorë fatin e tyre si çdo popull evropian


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka thënë se shqiotarët do vijnë të bashkuar dhe të vendosur për të marrë pjesë në protestën e nesërme para kryeministrisë.

Basha shkruan se 16 shkurti është dita kur populli që është vjedhur, tradhëtuar e poshtëruar nga klika në pushtet, merr në dorë fatet e tij si çdo popull evropian.

Ai shkruan se përgjegjësia për të penguar protestën bie mbi qeverinë hajdute dhe se sovrani në vend është populli.

“Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si cdo popull Europian.

Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, IKIN HAJDUTET NË BURG! Nuk VUAN populli!

Përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!” – shkruan Basha në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *