Pas një ecje të gjatë, i shoqëruar nga qytetarë, në rrugët e Tiranës, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në zonën e “Astirit” te Tirana e Re, ku prej ditësh ka protestuar në mbrojtjen e pronës së banorëve.
Sot Basha ka kërkuar bashkimin e tyre dhe të të gjithë qytetarëve ditën e nesërme, në orën 11 të paraqites, para Kryeministrisë, ku opozita do të mbajë protestën kundër qeverisë së Edi Ramës.
“Shtëpitë e tyre nuk arriti t’i prishi!
Edi Rama, arroganti, fjalëpisti, kryehajduti po bëhet gati t’ia mbathë. Nesër në Vlorë, pasnesër në azil!
Fatin tuaj e keni në dorë ju!
E keqja ka zaptuar çdo cep të këtij vendi! E keqja nuk është varfëria, ajo është pasoja. E keqja është qeveria!
Nesër më 16 shkurt para Kryeministrisë në orën 11!”, u tha qytetarëve Basha.
Ai shtoi më pas se për shkak të qëndresës dhe bashkimit të tyre, shtëpitë janë në këmbë dhe nuk janë shembur.
Edi Rama është nisur që sot në Vlorë, ku do shohë nëpërmjet medieve protestën e opozitës para dritares së tij.