Vendosni fjalën kyçe....

Edhe gazetarët nesër protestues? Rakipi, Lubonja dhe Babaramo përgjigjen me “PO” (VIDEO)


Më 16 shkurt do të mbahet protesta e paralajmëruar nga opozita, e cila pritet të jetë më e madhja në këto vitet e fundit.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deputeti Dashamir Shehi, pyeti gazetarët Ylli Rakipi, Fatos Lubonja dhe Ilir Babaramo nëse do merrnin pjesë apo jo në protestë.

“Ju çfarë do të bëni në 16 shkurt?”, kjo është pyetja që tre gazetarët iu përgjigjën pozitivisht. Ata sqaruan se do dalin në shesh jo si militantë partie, por si gazetarë.

Përgjigja:

Ylli Rakipi: Së pari do të jem në protestë si gazetar, për të bërë punën time. Së dyti do të jem në protestë, jo për ju dhe për opozitën por për vete dhe për familjen time.

Fatos Lubonja: Nuk mund të dalë si militant i Partisë Demokratike, por si gazetar, patjetër do të jem aty.

Ilir Babaramo: Do jem aty si gazetar, për ne e shtuna është ditë pune.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *