Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku së shpejti do të bëhet nënë. Lajmin e ka bërë publik vetë aktorja gjatë premierës së dokumentarit të saj “Mapplethorpe” që u zhvillua në Neë York City.
“Jemi shumë të emocionuar. U martuam në gusht dhe ky është një vit shumë special për ne,”-tha Eliza për gazetarët.
Në premierën e dokumentarit, Dushku shoqërohej nga bashkëshorti i saj Peter Palandijian, i cili është CEO i Korporatës Interkontinentale Real Estate Corporation, e cila ka një vlerë prej gjashtë miliardë dollarësh.
Aktorja me origjinë shqiptare dhe biznesmeni amerikan u martuan në Boston më 8 gusht 2018, vetëm 1 vit pasi njoftuan fejesën e tyre.
a Du