Vendosni fjalën kyçe....

“Facebook” gjurmon ish-punonjësit që i konsideron si “kërcënim” – Raporti


“Facebook” po gjurmon përdoruesit dhe ish-punonjësit që i konsideron se përfaqësojnë “kërcënim” për stafin e saj, nëpërmjet një liste “BOLO”. Praktika është quajtur “shumë Big Brother-iste”, madje edhe për gjigantin e medias sociale.

Facebook “minon” rrjetin e vet për komentet kërcënuese, sipas CNBC, që foli me më shumë se 12 ish-punonjës, rreth asaj se si kompania merret me kërcënimet e perceptuara.

Pastaj, përdor të dhënat e vendndodhjes nga aplikacionet e instaluara në telefonat e atyre përdoruesve, kërcënimet e të cilave i gjen të besueshme, në mënyrë që ti gjejë ato.

Çdo përdorues i cili kërcënon publikisht “Facebook”-un, duke shfaqur në mënyrë të përsëritur pronën e kompanisë, duke shkaktuar e-maile kërcenuese ose duke postuar komentet “jo të përshtatshme” në përgjigje të deklaratave publike të CEO-s, Mark Zuckerberg ose COO-së, Shberg Sandberg, mund të përfundojnë në listën “BOLO” (të jetë nën vëzhgim), ku qindra vuajnë në fshehtësi.

Çfarë cilësohet si kërcënim?

“Ik q*hu Mark”, “Facebook q*hu” ose “Unë do të rrah paq” janë të mjaftueshme, sipas një ish-punonjësi të ekipit të mbrojtjes ekzekutive, edhe pse një tjetër punonjë tha se masat janë marrë rast pas rasti dhe se nuk kishte udhëzime të forta dhe të shpejta.

“Facebook” pretendon se askush nuk është shtuar në këtë listë pa një “shqyrtim rigoroz” për të përcaktuar seriozitetin e kërcënimit, por ish-punonjësit pajtohen se “steka e vendosur mund të jetë shumë e ulët”.

Më të kërcënuar janë ish-punonjësit që përfundojnë në listë, raportohen dhe gjurmohen nga kolegët e tyre të mëparshëm.

“Pothuajse çdo punonjës i “Facebook” që shkarkohet shtohet në listë”, sipas disa ish-punonjësve, të cilët e karakterizuan procesin si “krejt subjektiv”. Edhe kontraktorët janë shtuar në listë, nëse ata “preken” kur kontratat e tyre përfundojnë.

Ndërsa “Facebook” pretendon se ish-punonjësit janë shtuar për një kauzë të mirë, si kërcënimi i dhunës apo ngacmimeve, ish-punonjësve të kompanisë, kur kanë kërkuar të japin intervistë për për pozicione të tjera, u është mohuar hyrja për shkak të qenies në listën BOLO, dhe pse “Facebook” do të dëshironte të ripunësonte dikë që kishte kërcënuar me dhunë apo kishte ngacmuar kolegët?

Rrjeti social përdor të dhënat e vendndodhjes të grumbulluara përmes aplikacioneve të tij dhe adresave IP të grumbulluara nëpërmjet faqes së saj të internetit, në mënyrë që të gjurmojnë përdoruesit e listuar në BOLO, ndonëse një ish-punonjës deklaroi se ata e vendosën këtë element kur kërcënimet u konsideruan “të besueshme” dhe asnjëherë pa arsye.

Megjithatë, lista BOLO përfshinte qindra njerëz, që nga 2016, duke përfshirë emrat, fotografitë, vendet dhe një përshkrim të shkurtër të asaj që kishin bërë për të hyrë në listë.

“Facebook” mohoi se po bënte diçka të papërshtatshme, duke pretenduar se ajo përdorte “masa standarde të industrisë për të vlerësuar dhe trajtuar kërcënimet e besueshme të dhunës ndaj punonjësve tanë dhe kompanisë sonë dhe t’i referojë këto kërcënime te zbatuesit e ligjit kur është e nevojshme” – megjithëse me madhësinë e dukshme të “Facebook” , qasja në të dhënat personale dhe aftësitë e gjurmimit, është padyshim e aftë të vendosë “standardet e saj të industrisë”.

“Ne kemi procese strikte të përcaktuara për të mbrojtur privatësinë e njerëzve dhe t’u përmbahemi të gjitha ligjeve të privatësisë së të dhënave dhe kushteve të shërbimit të Facebook. Çdo sugjerim që skuadra jonë e sigurisë ka tejkaluar kufijtë është absolutisht e rreme”, tha një zëdhënës i “Facebook” për CNBC, një deklaratë që mund të shihet me sy skeptik nga cilido që ka parë rekordin e kompanisë për privatësinë. /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *