Vendosni fjalën kyçe....

Fatma, Alfio dhe 14 histori që nuk i keni dëgjuar kurrë nga ata


14 histori “Shën Valentini”! Këtë i kërkova Fatmës dhe Alfios, një ditë pas fotove në studion e Pirro Beatit. “E ke seriozisht?!” – më tha Fatma, “ku i kemi ne 14 histori?”… Dhe më pas në kafen tonë të së dielës nisi një diskutim që përfundoi në një grup ‘whatsapp’-i me 365 a më shumë histori, nga ku ne besojmë se kemi zgjedhur më interesantet.

Ata janë çifti i momentit, të dy ‘supercool’ ose “shumë cute”, – siç më tha Afërdita Dreshaj këtë mëngjes “Shën Valentini” kur pa videon e realizuar nga Henri Koçi të postuar në instagram-in e “RevistaWho.Com”. Nuk i zgjodhëm ne në kopertinën e të dashuruarve, por lexuesit tanë, të cilët në një votim popullor, sërish në ‘instagram’, i vlerësuan si çiftin e duhur për këtë edicion. Dhe kaq! Tani lexoni 14 histori, që mund t’i kenë ndodhur secilit prej jush!

  1. Grindemi çdo mbrëmje kur duhet të zgjedhim një film për shkak të titrave. Unë dëshiroj të jenë në anglisht, ndërsa Alfio italisht.
  2. Gjatë udhëtimit në Cappadocia, në një pikë turistike, Alfio u ul në gjunjë sikur po më propozonte dhe qindra japonezë nisën të na bënin foto, derisa ju tha se ishte një shaka.
  3. Për ditëlindjen time Alfio ka marrë lulen time të preferuar në një kuti qelqi me vete nga Shqipëria në Turqi, vetëm e vetëm që të ma dhuronte atje, pa e vënë re unë.
  4. Alfio fle gjithmonë në çdo fluturim, madje dhe gërhet.
  5. Takimi i parë i Alfios dhe mamit tim ka qenë kur unë isha e shtruar në spital.
  6. Kemi humbur plot 3 orë në metronë e Parisit, derisa Alfio nisi të lexonte një hartë të qytetit.
  7. Kemi punuar një vit për të njjtin televizion dhe nuk jemi takuar kurrë.
  8. Alfio ruan akoma letrën e paketimit të çajit të parë që kemi pirë bashkë.
  9. Kurse Fatma ruan një trendafil blu, të parin që i kam dhuruar dhe ajo ka bërë shoferen time për 6 muaj, pasi më kishin bllokuar patentën.
  10. Kur ne debatojmë, i vetmi njeri që mund të na pajtojë është mamaja e Alfios.
  11. Nuk degjojmë dhe nuk preferojmë të njëjtën muzikë. Në shtëpi vendosim dy këngë të ndryshme njëkohësisht.
  12. Një ndër gjërat që nuk do e harroj kurrë është një kovë me ujë të ftohtë që Alfio ma ka hedhur kur po bëja dush. Sigurisht që po këndoja!
  13. Nuk e kemi ‘password-in’ e telefonit të njëri-tjetrit.
  14. Gjatë një udhëtimi në dimër, jemi bllokuar tre orë në një pyll afër pistës së skive.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Revistës Who


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *