Orlando Bloom duket se i ka propozuar këngëtares Katy Perry ditën e “Shën Valentinit”. Mamaja e këngëtares ka publikuar pamjet nga festa e fejesës së Katy-t, e cila shihet e veshur me një fustan në të kuqe.
“Shikoni kush është fejuar Ditën e ShënValentinit”, shkruan Mary Hudson.
Katy dhe Orlando shihen në mes të një harku në formë zemre, të bërë me tullumbace. Katy mban në gisht një diamant në gjyrë rozë.
“The Sun” shkruan se ka kontaktuar me Katherine Hudson, emri i vërtetë i këngëtares dhe Orlando Bloom por ata nuk janë përgjigjur.
Katy ka qenë martuar më parë me Russell Brand nga 2010 në 2012. Orlando nga ana tjetër ka qenë i martuar me Miranda Kerr, ngha 2010-2013-ën, me të cilën ka edhe një djalë.