Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Ramën e ka zënë frika, ka nisur bllokimin e rrugëve


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika kryemadhi duke zhvilluar takimin me strukturat e njësisë 11 në Tiranë ka bërë me dije se Ramën e ka zënë frika nga protesta e nesërme dhe ka lajmëruar bllokimin e rrugëve.

Më tej Kryemadhi shtoi se Tirana nuk ka nevojë për bllokimin e rrugëve dhe autobusëve sepse të gjithë do mblidhen përballë Kryeministrisë.

Frika e protestës së nesërme i ka bërë që të bllokojnë rrugë, të bllokojnë autobuza, të kërcënojnë shoferë, etj, por nuk kanë bërë llogarinë më të vogël, që e gjithë Tirana do të jetë atje nesër në Bulevard dhe do të vërshojë. E gjithë Tirana nuk ka nevojë as për autobusa dhe as për furgona dhe as për makina, nesër e gjithë Tirana do të jetë në bulevard, për t’i treguar Edi Ramës dhe krimit të organizuar që janë vetëm. Qytetarët janë me popullin e tyre, qytetarët janë populli dhe nuk janë politikanët ata që do të dalin nesër, nesër e gjithë politika dhe opozita del si qytetare. Unë dal si qytetare, dal si nënë, dal si vajzë, dal si bashkëshorte, ashtu siç do të dalin të gjithë të tjerët, nesër përballë Kryeministrisë janë qytetarët, pa dallim bindjesh politike, pa dallim krahine dhe pa dallim feje, pse e them këtë?”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *