Vendosni fjalën kyçe....

Pasuesja e Merkelit e përsërit qartë: Gazsjellësi rus s’mund të anulohet


Projekti i tubacionit të gazit “Nord Stream 2”, i kontrolluar nga gjiganti rus i energjisë “Gazprom”, nuk ka gjasa të anulohet, sipas Annegret Kramp-Karrenbauer, kryetarja e re e Bashkimit Kristian Demokratik të Gjermanisë (CDU).

“Nord Stream 2 nuk është projekti që unë e mbështes me gjithë zemrën time. Por vendimet kyçe janë marrë më herët. Projekti thjesht nuk mund të anulohet.” – tha Kramp-Karrenbauer në një intervistë me revistën e shkencave politike “Internationale Politik”.

“Për më tepër, ne kemi interesa mjaft legjitime ekonomike në furnizimin me energji. Është realiste të thuhet se ndërtimi i gazsjellësit nuk mund të parandalohet.” – shtoi politikania, duke cituar kontratat dhe lejet e nënshkruara tashmë.

Pasardhësja e Angela Merkelit theksoi se Gjermania kishte arritur të mbante marrëdhënie të qëndrueshme ekonomike me Rusinë edhe gjatë Luftës së Ftohtë.

“Bëhet fjalë për balancimin ndërmjet interesave të gjermanëve dhe atyre të Ukrainës dhe Evropës Lindore.” – tha ajo, duke shtuar se SHBA-ja po ndjek interesat e saj ekonomike kur është fjala për tregun evropian të energjisë.

“Çështja nëse Gjermania është shumë e varur nga gazi rus është i ligjshëm. Por tani po ndërtojmë terminale LNG për gazin amerikan. Pra, mendoj, rreziku i varësisë është i ekzagjeruar.” – mbylli ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *