Vendosni fjalën kyçe....

Plumba në Fier, plagoset 52-vjeçari


Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Patos të Fierit. Mësohet se i plagosur ka mbetur 53-vjecari me inicialet E.F nga Patosi. I plagosuri ka shkuar me makinën e tij në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se 53-vjecari është qëlluar me armë zjarri në kraharor dhe ka marrë dy plagë. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes si dhe autorët, ndërsa policia ka nisur hetimet.

“Sot rreth orës 21:30, shtetasi E.F, 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *