Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka shkaktuar një përplasje diplomatike me Poloninë, pasi kritikioi ligjin e diskutueshëm ndaj Holokasutit, i cili penalizon fajësimin e shtetit polak për shfarosjen e hebrenjve.
Duke i hedhur benzinë, zjarrit, Netanjahu bëri komentin provokues në kryeqytetin polak, Varshavë, teksa fliste në konferencën për Lindjen e Mesme të enjten.
Gazetarët pyetën nëse ai ishte dakorde me përpjekjet e Polonisë për të zbardhur historinë lidhur me Holokaustin.
“Këtu po them se polakët kanë bashkëpunuar me nazistët. Unë e njoh historinë dhe nuk e fshij atë. Unë po e rikujtoj.” – u përgjigj kryeministri izraelit.
“Polakët bashkëpunuan me nazistët dhe unë nuk njoh ndonjë që është paditur ndonjëherë për një deklaratë të tillë.” shtoi Netanyahu, siç raportohet nga “Haaretz”.
Ligji i ri i përplas dy nga aleatët më të afërt të ShBA-së, një në Evropë dhe tjetri në Lindjen e Mesme, për sa i përket ligjit të miratuar nga nga parlamenti polak dhe u dekretua nga presidenti Andrzej Duda.
Ligji ndalon përdorimin e shprehjeve “Kampet polake të vdekjes”, “SS polakë” dhe të tjera të ngjashme, duke e bërë të paligjshëm të nënkuptohet se polakët ose shteti polak ishin bashkëpunëtorë në vrasjen masive të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Gjithmonë kemi rënë dakord që termi “kampet polake e përqendrimit / kampet polake të vdekjes” është shprehje e gabuar pasi zvogëlon përgjegjësinë e gjermanëve për krijimin e këtyre kampeve.” – thanë Netanjahu dhe Duda në një deklaratë të përbashkët pas miratimit të amendamentit.