Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në QSUT, ku pacientët janë gjendur nën presionin dhe dhunën e policisë dhe rojeve që ndodheshin në ambientet e brendshme të spitalit.
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Boldnews, këtë rast skandaloz, duke na treguar me zë dhe figurë se sjelljen aspak njerëzore të rojeve private dhe të policisë ndaj qytetarëve dhe pacientëve të cilët kanë shkuar për të kërkuar ndihmën mjekësore në QSUT.
Nuk mjafton vetëm kjo, por në qendrën më të madhe shëndetësore në vend, mungojnë mjekët, dhe askush nuk iu përgjigjet nevojave të taksapaguesve shqiptarë.
Për më shumë se një orë, pacientët janë sorollatur korridoreve të urgjencës. Asnjë nga mjeket që duhet të ishin në shërbim nuk kanë qenë në detyrë nga ora 19:00 deri në orën 20:10.
Situata të tilla bëjnë që pacientët dhe familjarët e tyre të reagojnë. Por, në këtë rast ka ndodhur e kundërta. Mjekët të gjendur në gabim kanë reaguar dhunshëm dhe në bashkëpunim me policinë dhe rojet private kanë dhunuar pacientët.
Kjo është shëndetësia falas e Rilindjes, e cila nuk ofron asnjë shërbim për qytetarët.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Boldnews.al