Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës shtyn sfidën e superiores, policia nuk merr përsipër mbarëvajtjen


 

Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes së Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Luftëtarit në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.

Planifikuar për tu zhvilluar të shtunën në 17:00, sfida është shtyrë për ditën e diel, pasi forcat policore do të jenë të përqëndruar te portesta e opozitës.

Tubimi i Partisë Demokratike në kordinim me aleatët do të nisë në orën 11:00, në një kohë që nuk dihen më shume detaje sesa do të zgjas apo si do të veprohet. Eksponent të lartë të selisë blu kanë paralajmëruar do fati i protestës do jetë në dorë të qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *