Vendosni fjalën kyçe....

“Shën Valentini” i parë si grua e martuar, Miley Cyrus publikon fotot që na i mbante të fshehta


Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë kaluar Shën Valentinin e tyre të parë si çift i martuar. Nostalgjike për ceremoninë martesore, Miley ka publikuar këtë 14 shkurt disa foto të papublikuar nga dasma.

“Valentini im çdo ditë”, shkruan këngëtarja në foton e parë.

Më pas në një tjetër publikim ajo e falenderon Liam-in që përkulet gjithmonë për ta përqafuar duke bërë shaka për ndryshimet e tyre lidhur me gjatësinë, ndërsa i premton se edhe ajo do ngrihet gjithmonë mbi gishtat e këmbës.

“Faleminderit që përkulesh për të më përqafuar, të premtoj që edhe unë do qëndroj gjithmonë mbi gishtat e këmbës për të të takuar. Të dua Valentin”, -ka shkruar Miley. Po ashtu ajo ka zbuluar se për 14 shkurt ka marrë dhuratë një buqetë me lule.

Këngëtarja e famshme Miley Cyrus dhe aktori Liam Hemsworth kanë pothuajse dy muaj që janë martuar ligjërisht dhe ajo ka marrë mbiemrin e bashkëshortit. Tanimë ligjërisht ajo quhet Miley Ray Hemsworth.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *