Shkollat franceze kanë vendosur të zëvendësojnë fjalët “nënë” dhe “baba” me “Prind 1” dhe “Prind 2” pas një ndryshimi në një ligj që u miratua në parlament këtë javë.
Konventa e re e emërtimit, ka për qëllim dhënien fund të diskriminimit ndaj prindërve të të njëjtit seks, por kritikët argumentojnë se ajo “dehumanizon” prindërimin dhe mund të çojë në përplasje se kush klasifikohet si “Prind 1”.
Amendamenti i miratuar të martën si pjesë e një plani më të gjerë për të ndërtuar një të ashtuquajtur “shkollë besimi”, gjithashtu do të zbatojë ndjekjen e detyrueshme të shkollës për të gjithë tre-vjeçarët.
“Ky ndryshim synon të thellojë në ligj, larmishmërinë e familjeve të fëmijëve në format administrative të paraqitura në shkollë”, tha Valerie Petit, deputete për partinë e shumicës REM të Presidentit Emmanuel Macron.
Propozimi për të eliminuar termat “nënë” dhe “baba” në favor të një gjuhe më përfshirëse, jo-specifike gjinore ka qenë një diskutim i debatuar që prej vitit 2013, para legalizimit të martesës së personave të të njëjtit seks.