Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me acid në metronë në Paris, një person në rrezik për jetën


Një sulm me acid ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Paris, si pasojë e të cilit ka mbetur i lënduar një udhëtar.

 Sipas mediave franceze sulmi ka ndodhur në një metro, midis dy stacioneve të Bastille dhe Gare de Lyon, rreth orës 8 të mëngjesit.

Dy persona janë grindur me njëri-tjetrin dhe pas debatit verbal, njëri prej tyre i ka hedhur tjetrit acid në fytyrë.

Viktima thuhet se është në gjendje kritike. Sipas “Le Monde” ai është në të 20-tat. Policia ka nisur hetimet për të gjetur autorin e krimit.

Incidenti vjen vetëm dy ditë pasi “Le Parisien” raportoi se një burrë dhe një grua, gjithashtu duke udhëtuar në metro të Parisit, pësuan djegie nga një shishe që përmbante acid sulfurik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *