Vendosni fjalën kyçe....

Teuta përmbys Kukësin


 

Teuta arriti një fitore të madhe, në sfidën hapëse të javës së 22-të. Në shtëpi përballë Kukësit, durrsakët fituan me përmbysje, me shifrat 2-1.

Pjesa e parë foli për ekipin e Shkëmbit, që provoi disa herë të gjente golin, e në minutën e 27-të, pretendoi edhe për penallti me Kamara, por gjyqtari Xhaja nuk akordoi.

Teksa lojën e bënte Teuta, golin e gjeti Rexhinaldo, me një realizim mjaft të bukur nga jashtë zone, që shtangu Hidin.

Gjithsesi, në të dytën, Teuta u fut përsëri me të njëjtin synim, për të gjetur golin, dhe diçka të tillë e bëri Progni, me një realizim fantastik nga goditja e dënimit. Vetëm 2 minuta, dhe në “Niko Dovana” ka sërish festë, pasi sërish në zhvillimet e një goditje dënimi, është Arapi që shtyn drejt rrjetës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *