Vendosni fjalën kyçe....

U zhduk ca kohë, Balluku shfaqet me “Air Albania”-n pas krahëve


Avioni i “Air Albania” u zhduk ca kohë pas përurimit të bujshëm nga Rama. Pati shkrime, komente në rrjet, madje dhe ironi politikanësh për zhdukjen e tij që fluturim të vetëm kishte patur atë në Stamboll, me gazetarët e zgjedhur nga kryeministri.

Dhe sulmi përballohet me sulm.

Ish-drejtoresha e ANTA-s, ajo që u lajkos në sy të publikut nga shefi Rama, Belinda Balluku, tashmë ministre, është siguruar që ta risjellë “të zhdukurin”, në ERTV.

“Aeroporti Nënë Tereza – Pas testimeve e trajnimeve, si edhe verifikimeve të suksesshme të autoriteteve kompetente ndërkombëtare, të cilave u nënshtrohet një kompani e re ajrore që mban flamurin e vendit, u firmos sot marrëveshja trepalëshe financiare e AIR ALBANIA-s që i hap rrugë certifikimit të saj.

“Ata do të të shpërfillin, do të të përqeshin, do të të sulmojnë, po në fund ti do të fitosh” – Mahatma Gandi.”, shkruan stafi i Ramës në profilin e tij.

Tani të presim kur do ta ngrenë në fluturime prej vërteti.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *