Templates by BIGtheme NET

“Vëllai im i gjorë, ajo që ke në krah po të merr në qafë” – Motra e Ikardit “sulmon” Uanda Narën

Motra e yllit të Interit, Mauro Ikardi, ka vënë në shënjestër kunatën e saj, njëkohësisht ish-showgirl, Uanda Nara, e cila gjithashtu është agjente e sulmuesit, duke pretenduar se ajo duhet të fajësohet për faktin që Icardi u hoq si kapiten i ekipit zikaltër.

Klubi i Serisë A njoftoi të mërkurën se Icardi-t do i hiqej shirti i kapitenit, që i kalon portierit slloven, Samir Handanoviç.

Ikardi nuk u grumbullua as për ndeshjen ndaj Rapidit të Vjenës në Ligën e Evropës, duke nxitur më tej zërat për një çarje mes argjentinasit dhe lojtarëve të tjerë të skuyadrës.

Në përgjigje të lajmeve që qarkullojnë në mediat italiane, motra e Ikardit, Ivana shkroi: “Kronika e një vdekjeje të parathënë. Vëllai im i gjorë, përse vazhdon ta lejosh këtë. Këtu nuk lejohet e çuditshmja. Nëse do kishe pranë vetes një person serioz dhe që kujdeset për ty, kjo nuk do të ndodhte!”.

Uanda Nara aktualisht i ka kundërshtuar bisedimet me klubiun zikaltër për sa i përket zgjatjes së kontratës së Ikardit dhe thuhet se bisedimet e tanishme janë arsyeja e tensioneve mes lojtarit dhe klubit.

Motra e Ikardit, Ivana, kishte pohuar më parë se Nara kishte “m*t në vend të trutit”, kur u zbulua se ajo ende ishte në kontakt me ish-burrin e saj, Maxi Lopez, gjithashtu një futbollist, dhe të cilin ajo e la, për t’u lidhur me Ikardin.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto