Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi për Dajtin, policia kontrolle në banesat e gjyqtarëve


Forcat e policisë kanë kryer kontrolle blic që në orët e para të mëngjesit të sotëm në pesë banesat e tre gjyqtarëve që rrëzuan vendimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin. 

Sipas “News 24”, kontrollet janë kryer nga forcat speciale të policisë pas lëshimit të urdhrave të kontrollit nga Gjykata.

Operacioni po zhvillohet në këto momente në tre qytete të ndryshme.

Policia dyshon se gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kanë dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit. 

Një javë më parë, Apeli për Krimet e Rënda rrëzoi vendimin për burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin. Kjo gjykatë ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dajtit.

Dajti tashmë do të ketë dënimin me 25 vite burgim, një pjesë të të cilave i ka vuajtur.

Gjyqtarët që ishin pjesë e trupës që dha vendimin janë Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla si dhe Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha. Dy të fundit dyshohet se kanë votuar pjesërisht kundër vendimit për uljen e dënimit.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009: Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj. Sipas asaj që deklaroi asokohe, Dajti kishte qëlluar për vetëmbrojtje pa e ditur se po përballej me policë.

Viktimë në ngjarje mbeti edhe miku i Dajtit, Ledion Mara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *