Zbardhet dëshmia në polici e Skënder Daminit, një prej gjyqtarëve të çështjes Dajti, i cili u shoqërua mëngjesin e sotëm, pas kontrollit të banesës së tij.
Avokati i Daminit, tha për mediet se në deklaratën për policinë gjyqtari ka thënë se paratë e gjetura janë të djalit të tij dhe disponon dokumentet që e vërtetojnë.
Nga ana tjetër, për 8 fishekët e gjetur në banesë, avokati ka treguar se janë të pistoletës që gjyqtari mbante me leje.
“Paratë e gjetura janë të djalit dhe disponoj të gjithë dokumentacion e tyre. Ndërsa 8 fishekët e gjetur janë të pistoletës që e mbaja deri para pak kohësh sipas ligjit dhe e kam dorëzuar.
Lidhur me vendimin për të akuzuarin, ka qenë bindja ime personale nga leximi i dosjes”, ka dëshmuar gjyqtari Damini, sipas avokatit të tij, duke komentuar edhe vendimin për Dajtin.
Pas mësyrjes në shtëpitë e gjyqtarëve që gjykuan Dritan Dajtin, Policia e Shtetit doli në një deklaratë për mediet, duke thënë se janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera. Mediet raportuan 17 mijë euro.