Vendosni fjalën kyçe....

Basha dhe Meta reagojnë për plagosjen e 6 qytetarëve në protestë


Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas lëndimit të 6 protestuesve në protestë. Sipas BAshës, ishte plan i kryeministrit Edi Rama për të nxitur dhunë në protestë.

“Hapja e kordonit policor, plan i Rames per te nxitur dhunen Ministri i Brendshëm e di fare mirë që kordoni i policisë ka hapur radhët për të krijuar një skenë të tillë. Siç e shikoni rrinë duarkryq sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë. Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit. Dhe tani ndërkohë që protesta filloi plotësisht në mënyrë paqësore dhe s’kam asgjë me efektivët, se efektivët kanë marrë lule nga ne në fillim të protestës. Ndërkohë me presionin më të vogël të turmës, që natyrisht që janë të irrituar sepse janë banorë të Unazës së Re, kanë shkuar për t’u prishur shtëpitë për t’u vjedhur 18 milionë euro, papritur shohim që hapet kordoni policor. Kjo do të thotë që ka një plan për të nxitur dhunë. Ka një plan për të nxitur dhunën që t’i drejtojë gishtin e akuzës opozitës dhe kjo është e papranueshme.”, tha Basha.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta. Ai ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjitha palët e përfshira në incident.

“Duhet vetepermbajtje nga te gjithe per evitimin e konfrontimeve e dhunes. Ndersa qytetaret duhet te protestojne te lire duhet te respektohen institucionet”, tha Meta.

Në anën tjetër, Petrit Vasili i ka bërë thirrje Edi Ramës të tërhiqet nga dhuna dhe provokimi.

“Protesta paqesore u provokua me qellim nga qeveria dhe policia.
Provokimi i protestuesve dhe perdorimi i lendeve helmuese ndaj protestuesve veper e Edi Rames.
I bejme thirrje te terhiqet nga dhuna dhe provokimi dhe te mos e rendoje me tej situaten,qe ben pergjegjese vetem qeverine.
Shqiperia ka nevoje per demokraci dhe jo per dhune e helme te qeverise.”, shkruan Vasili.

Gjatë protestës së sotme, protestuesit kanë arritur të thyejnë kordonin e policisë dhe të grisin tendën e vendosur para Kryeministrisë. Policia përdori gazlotsjellës kundër tyre dhe gjashtë prej protestuesve u shtrinë në tokë të lënduar, në gjendje të fikëti. 

Dy ambulanca mbërritën në vendngjarje dhe protesuesit u hapën atyre rrugën në mënyrë që mjekët të mbërrinin sa më shpejt për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *