Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë nuk u pa në protestën e sotme mes fotosh


Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan ditën e sotme para kryeministrisë kundër qeverisjes së kryeministrit Rama.

Ajo nisi që në orët e para të mëngjesit, teksa mijëra qytetarë nga qytete të ndryshme u dyndën drejt kryeministrisë dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Protesta kulmoi në orën 11:00 dhe zgjati deri në orën 16:00, ku kreu i opozitës, Basha, ftoi qytetarët që të protestojnë para parlamentit të enjten e ardhshme, për të marrë në dorë fatet e tyre duke rrëzuar qeverisjen kriminale të kryeministrit Rama.

Në protestën e sotme pati disa incidente teksa disa protestues prishën rrethimin para derës së kryeministrisë dhe thyen xhamat e derës së jashtme.

Ndërsa policia i qëlloi protestuesit me plumba gome dhe gaz lotsjellës. 19 persona mes të cilëve 9 policë, 8 protestues dhe 2 gazetarë u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Kryeministri Rama nuk ishte në zyrën e tij ditën e sotme, pasi ndodhej në Vlorë në një takim me qytetarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *