Protestës së sotme të opozitës do t’i bashkohen edhe figura të njohura për publikun. Po flasim për analistë dhe gazetarë të famshëm si Fatos Lubonja, Artur Zheji, Ylli Rakipi e Ilir Babaramo.
Këta analistë jo vetëm që janë shprehur pro protestës, por kanë deklaruar se do të marrin pjesë edhe vetë.
Ylli Rakipi: Unë jam gazetar, dhe do të jem ditën e shtunë së pari si gazetar. Së dyti do të jem në protestë, jo për ju dhe për opozitën por për vete dhe për familjen time.
Fatos Lubonja: Edhe unë si gazetar. Nuk mund të dalë si militant i Partisë Demokratike, por si gazetar, patjetër do të jem aty.
Ilir Babaramo: Do jem aty si gazetar, për ne e shtuna është ditë pune.
Këto deklarata tre analistët e gazetarët i bënë në emisionin “Të Paekspozuarit” në puntatën e dy netëve më parë.
Artur Zheji: Protesta është një forcë që lëviz ujin që qelbet. Njeriu gjithmonë duhet të ketë guximin të thotë “JO”, “Mjaft” kushdo qoftë ajo-ai si person, si strukturë që kërkon një gjë krejtësisht të padrejtë. Mjaft më me uljen e kokës dhe me shpirtin e nënshtrimit, se nuk është kjo rruga që na çon drejt Bashkimit Europian, pra të fillojë një kohë e re. Sa më shumë protesta, aq më pak zullum”.
Këtë mesazh Zheji e bëri publik mbrëmjen e kaluar, ndërsa u kërkonte shqiptarëve të merrnin pjesë në protestë. “Kur zullumi teprohet mos rrini në shtëpi-Ky është ekuacioni”, thotë ai./Hashtag