Forca të shumta policie kanë mësyrë banesën e Florenc Hoxhës.
Me dhjetëra policë janë futur në banesën e tij dhe e kanë shoqëruar teksa jashtë prisnin disa makina e furgonë policie.
Më herët forca të shumta policie rrethuan banesën e tij dhe pasi u futën brenda rrethimit duke kapërcyer gardhin. Të shumtë në numër ata futen brenda rrethimit ku kanë kontrolluar banesën e Hoxhës dhe më pas e kanë marrë atë më vete.
Hoxha ka qenë më herët kreu i Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor ndërsa është shoqëruar sot për protestën e opozitës para kryeministrisë. Ai është mes 20 personave që janë shoqëruar deri tani nga policia.
Gjatë protestës së sotme u lënduan 19 persona, 9 policë, 8 qytetarë dhe 2 gazetarë. Ndërsa policët kishin dëmtime nga goditjet dhe gazi lotjellës, qytetarët dhe gazetarët u lënduan nga plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës.
Protesta nisi në orët e para të mëngjesit dhe u mbyll në orën 16:00 me thirrje e kreut të PD-së, i cili bëri thirrje që qytetarët t’i bashkoheshin protestës para Kuvendit të enjten e ardhshme. /Hashtag.al