Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama ka vetëm një shqetësim sot, nuk janë protestuesit e lënduar, as policët, është vetëm kërpudha…(REAGIMI)


Edi Rama duket se ka vetëm një shqetësim sot dhe protestuesit e lënduar nuk bëjnë pjesë në këtë shqetësim. As policët nuk janë, por është vetëm kërpudha e vendosur anës godinës së Kryeministrisë. Përmes një postimi në “Twitter”, Rama ka shprehur shqetësimin e tij për dëmtimin e veprës së Carsten Holler ndërsa për gjashtë personat e lënduar nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme.

“KËRPURDHA – Vepër e Carsten Holler, pjesë e një cikli të ekspozuar në disa muze, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite në vendin tonë, që e ktheu artistin e famshëm bashkëkohor në një ambasador të Shqipërisë e shqiptarëve.Ndjesë Carsten, kjo s’është Shqipëria këta s’janë shqiptarë”, shkruan Rama.

Si pasojë e gazit lotsjellës të përdorur nga snajperat që qëndrojnë mbi taracën e Kryeministrisë, kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Të pranishmit u kanë ardhur në ndihmë të lënduarve të shtrirë përtokë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, katër nga të plagosurit janë protestues ndërsa dy të tjerët janë punonjës të policisë.

Sakaq raportohet edhe për dy gazetarë të lënduar, njëri prej të cilëve Isa Myzyraj. Fatmirësisht ai është stabilizuar dhe gati për t’u rikthyer sërish në krye të detyrës. Opozita ka akuzuar policinë e Shtetit si provokatore e dhunës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *