Vendosni fjalën kyçe....

Grisja e imazhit të Ramës, nga tenda te kërpudha (FOTO/VIDEO)


Pas 4 orësh proteste, qytetarët i kanë dhënë se paku një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama. Ai është pak a shumë i tillë: fasada griset lehtë.

Gjatë mbushjes me bojë të gojës së kryeministrit në Kuvend, imazhe që s’pati medie kombëtare e ndërkombëtare pa i publikuar e ripublikuar, Rama u godit në pikën më të fortë të tij: imazhin. Për këtë mjaftoi një gjest simbolik i Palokës, që me siguri nuk është pritur edhe me aq sportivitet nga Rama. Një njollë në gojë, pas shfrenimit të saj me ofendime.

Ky qe akti i parë i plotësuar nga dy të tjerë, këtë të shtunë.

Mitingu i Ramës në Vlorë rezultoi një dështim. Vëmendja për të nga televizionet nuk e mbyti dot vëmendjen për protestën që është shoqëruar me përplasje. Vlora ku u struk Rama nuk e relativizoi dot nervin e reagimit në Tiranë.

Pikërisht gjatë kësaj dinamike, u kryen dy aktet e tjera: grisja e tendës që kish mbuluar veprën me drita përzgjedhur nga Rama dhe pas kësaj dëmtimi i kërpudhës së dashur të kryeministrit./Hashtag.al

Video e shijeve të Edi Ramës, marrë nga “Ora News”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *