Qeveria kanadeze ka vendosur t’i dhurojë BalckBerry një fond prej 40 milionë dollarësh për ta ndihmuar në zhvillimin e makinave autonome.
Kompania, e cila ka vënën në dispozicion të kësaj iniciative 300 milionë dollarë nga fondet e veta, pritet të krijojë 800 vende punë në dekadën e ardhshme në kampusin e BlackBerry në periferi të Kandasë, në Otava raporton Automotive News Canada.
Udhëheqësi i smartphon-ëve fillimisht po punon me një softuer të avancuar për automjetet autonome dhe do të përdorë paratë e ofruara nga shteti për zhvillimit e tij dhe për trajnimin e stafit. Ndërkohë, sipas BlackBerry, softueri i tij QNX tashmë është në miliona makina.
Ndërsa, kryeministri, Justin Trudeau tha se kjo nismë është një tregues i qartë që qeveria ka mbështetjen e kompanive teknologjike kanadeze që duan të udhëheqin një ‘ekonomi të re.’
Trudeau shtoi më tej se qeveria e tij do të mbështesë kompanitë e mëdha dhe të vogla që kërkojnë të ndërmarrin ‘rreziqe’ në në kërkim të rritjes dhe transformimit.