Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar sot kancelaren gjermane Angela Merkel. Ai ndodhet në Mynih në Gjermani për shkak të Konferencës së Sigurisë.
“Mesazhe të forta dhe të qarta të Kancelares Angela Merkel sot në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Mësimet e nxjerra që nga koha e pas Luftës II Botërore mbeten po aq aktuale sot: uniteti europian dhe partneriteti Trans-Atlantik në themel të sigurisë dhe lirisë që gëzojmë sot. Marrëveshja e Prespës, një nga arritjet më të rëndësishme në fushën e sigurisë gjatë kësaj kohe.”, është shprehur Meta pas këtij takimi.