Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra qytetarë në shesh kundër Edi Ramës, kërkojnë largimin e tij dhe qeveri tranzitore


 

Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbej” dhe po lëvizin në drejtim të Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe vendosjen e një qeverie tranzitore në Shqipëri, deri në zgjedhjet e parakohshme, të përgjithshme.

Opozita ka shkruar qartësisht se kërkon një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

E shprehur në një platformë bashkëpunimi mes koalicionit opozitar, qeveria tranzitore do të krijohet për 4 çështje kyçe: zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, zgjedhje të lira dhe të ndershme, krijimin e klimës së besimit për Reformën në Drejtësi dhe përshpejtimin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Të renditura punët e qeverisë tranzitore janë:

     ” 1. Kthimin e legjitimitetit politik të qeverisjes në vend, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

2.Krijimin e kushteve të domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme, parlamentare dhe vendore në Shqipëri, përmes dhënies fund të kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, oligarkia dhe korrupsioni i lartë shtetëror; realizimin e Reformës Zgjedhore dhe ndjekjen e zbatimit të saj, me fokus të veçantë shkëputjen e lidhjes mes politikës dhe krimit, luftën ndaj fenomenit masiv të blerjes së votave, intimidimit kriminal mbi zgjedhësit, presionit mbi median, si dhe eleminimin e pabarazisë mes partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje; krijimin e klimës së besimit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, jashtë çdo ndërhyrje politike;

  1. Krijimin e kushteve të nevojshme për të përshpejtuar nisjen e negociatave të Shqipërisë për antarësimin në Bashkimin Europian dhe ndërmarrjen e çdo Reforme të nevojshme për këtë qëllim.”

Deri më tani opozita ka hedhur e zeza mbi të bardhë këto 4 qëllime të qeverisë tranzitore, të cilat priten të shoqërohen me detajime të mëtejshme, edhe pas protestës së 16 shkurtit.

Edi Rama sot nuk ndodhet në zyrëne  tij. Ai është nisur drejt Vlorës./Hashtag.al

Pankarta bërë për Edi Ramën


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *