Tension dhe përplasje brenda mjediseve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku policia ke tentuar të dhunojë deputetët e Partisë Demokratike. Ata kishin vajtur aty për t’u interesuar për protestuesit e arrestuar nga policia pas protestës së ditës së sotme.
Siç duket në video, policia ka tentuar të ndalojë me forcë futjen e deputetëve të PD-së brenda mjediseve të policisë dhe në këtë moment ka pasur edhe përplasje.
Deputetët Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu dhe sekretari për çështjet zgjedhore, juristi Ivi Kaso kanë shkuar në ambientet e Policisë së Tiranës
Më herët policia kishte shoqëruar dhjetëra protestues që morën pjesë në protestën e sotme mes të cilëve edhe ish-kreun e Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.
Gjatë shoqërimit të këtij të fundit, policia dhjetëra force policie, një pjesë të maskuar, rrethuan banesën e Hoxhës dhe pasi kapërcyen gardhin u futën brenda dhe e ndaluan. Gjatë shoqërimit për te furgonët e policisë, ata edhe e goditën Hoxhën.