Vendosni fjalën kyçe....

Pesë orë protestë, Basha-qytetarëve: Më 21 shkurt sërish kundër Ramës!


Kryetari i opozitës, Basha, i ka falenderuar protestuesit për qëndresën e sotme dhe i ka ftuar qytetarët që të jenë më të shumtë në protestën e ardhshme të opozitës, të enjten e ardhshme.

“Sot i gjithë vendi pa forcën e popullit të bashkuar kundër narko-qeverisë. Rama është hajdut I kapur në vjedhje. Ditën e enjtë populli do t’i japë përgjigje narko-shtetit dhe të enjten populli do i japë një përgjigje kësaj qeverie duke marrë në dorë fatet e tij. Të enjten në orën 10 është protesta e radhës së opozitës.” – tha Basha.

Protesta e sotme nisi në orët e para të mëngjesit me ardhjen e qyterarëve nga të gjitha qytetet e vendit ndërsa në orën 11 ajo kulmoi para kryeministrisë.

Mijëra qytetarë qëndruan për 5 orë para kryeministrisë dhe në gjithë bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Policia përdori gazin lotsjellës disa herë gjatë protestës për t’i detyruar ata të largoheshin nga hyrja e kryeministrisë ndërsa 10 persona, 5 protestues dh 5 policë kanë kërkuar ndihmë në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *