Policia ndalon autobusin me protestues në hyrje të Tiranës (FOTO)


Pas incidentit në Kryebushat, një tjetër incident ka ndodhur sot në hyrje të kryeqytetit. Të paktën sipas deputetes Lindita Metaliaj, e cila ka denoncuar me fotografi, bllokimin e autobusit me protestues lezhjanë.

Sipas deputetes punonjësit e policisë po u bëjnë presion protestuesve.

“Ndalohet autobuzi i parë me protestues nga Lezha në hyrje të Tiranës. Forcat e policisë ndalojnë protestuesit për t’u bërë presion. Askush dhe asgje nuk i ndal dot!”, shkruan Metaliaj.

Sipas të dhënave të para të Partisë Demokratike janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë drejt Tiranës për protestën e sotme. Qarku me pjesëmarrjen më të madhe të protestuesve është ai i Durrësit, më pas vjen Shkodra, Elbasani e Lezha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *