Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës, “blindohet” Kryeministria nga FNSH dhe RENEA (FOTOT)


Vetëm 30 minuta na ndajnë nga nisja e protestës para godinës së Kryeministrisë. Rreth 1500 policë do të jenë sot në gatishmëri te kryeministria për të mbarëvajtur protestën.

Që në orët e para të mëngjesit, në kryeqytet është vënë re shtimi i forcave të sigurisë pranë Kryeministrisë dhe Piramidës, pavarësisht se kryeministri Rama nuk do të jetë sot në zyrë. Policia, FSHN dhe RENEA janë vendosur në ambientet e brendshme të kryeministrisë.

Shpërndarja e policisë është bërë dhe në akset lidhëse të Tiranës me qytetet e tjera ka prezencë të shtuar të policisë rrugore. Në gjendje gadishmërie janë edhe disa autoblinda.

Policët janë gjithashtu të pajisur edhe me maska kundërgaz, në rast të hedhjes së bombave molotov apo sendeve të tjera piroteknike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *