Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit grisin tendën, garda hedh gaz lotsjellës, disa të lënduar (FOTOT)


Protestuesit kanë arritur të thyejnë kordonin e policisë dhe të grisin tendën e vendosur para Kryeministrisë. Ata janë ngjitur tanimë mbi skela, duke tentuar ta grisin të gjithën.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar para kamerave se është policia përgjegjëse për çarjen e koordonit dhe se ka provokuar protestuesit. “Policia e çau kordonin. Pse e çan policia kordonin, pse i provokon policia protestuesit”, janë fjalët e Berishës.

Ndërkohë protestuesit po tentojnë të çajnë me çdo kusht derën e Kryeministrisë për të deportuar brenda. 

Punonjësit e policisë po përdorin gaz lotsjellës dhe ujë për të sprapsur protestuesit. Si pasojë e gazit lotsjellës kanë mbetur të lënduar gjashtë protestues. Të pranishmit u kanë ardhur në ndihmë të lënduarve të shtrirë përtokë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, katër nga të plagosurit janë protestues ndërsa dy të tjerët janë punonjës të policisë./Hashtag.al

 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *