Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet godina universitare në Rusi, dyshohet për viktima (Video)


Një ndërtesë universitare është shembur pjesërisht në qytetin e Shën Petersburg në Rusi, duke i detyruar studentët dhe pedagogët e frikësuar të iknin përmes pluhurit të trashë teksa filmonin skenën.

Sipas autoriteteve më shumë se 85 vetë u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa dyshohet se dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja duke rritur frikën për viktima.

Incidenti ndodhi në Universitetin e Teknologjisë Informative, të shtunën pasdite, ndërsa brenda godinës leksionet ishin në zhvillim e sipër. Administrata vendore tha për mediat se deri në 21 njerëz mund të jenë zënë brenda rrënojave.

Shërbimet emergjente më vonë konfirmuan se 86 vetë u evakuuan në mënyrë të sigurtë nga ndërtesa dhe asnjë trup nuk u gjet gjatë shpëtimit. Rektori i universitetit, Vladimir Vasylyev, tha se asnjë person nuk mbeti i bllokuar nën rrënojat.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një vrimë të hapur në çatinë e ndërtesës. Fotot, që besohet se jenë marrë brenda universitetit, tregojnë korridore të përfshira nga një shtresë e trashë pluhuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *