Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 19 numri i të lënduarve në protestën e sotme (Video)


Shkon në 19 numri i të lënduarve nga protesta e sotme e opozitës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 9 punonjës të forcave të rendit, 2 përfaqësues të medias dhe 8 protestues kanë marrë në kohë ndihmën mjekesore, fillimisht nga ekipet e terrenit të urgjencës kombëtare mjekësore dhe më pas janë dërguar për mjekim të mëtejshëm në 3 spitalet universitare të Tiranës.

Pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, aktualisht 19 personat e lënduar gjatë protestës së sotme, kanë lënë spitalin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Më herët numri i të lënduarve ishte 12 sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë. Policët ishin lënduar me mjete të forta nga goditjet në kokë dhe në kurriz, kurse protestuesit u lënduan nga plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës.

Protesta e sotme nisi në orët e para të mëngjesit dhe vijoi deri në orn 16:00, kur lideri i opozitës njoftoi për protestën e radhës që do mbahet të enjten para Kuvendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *