Vendosni fjalën kyçe....

Snajperat mbi taracën e Kryeministrisë, qëllojnë me gaz lotsjellës (FOTO/VIDEO)


Situata vijon të jetë e tensionuar para Kryeministrisë ku po zhvillohet protesta e opozitës. Ndërkohë që protestuesit po përpiqen të hyjnë në shkallët e Kryeministrisë dhe te skela, disa snajperistë nga lart po i godasin me plumba me gazlotsjellësh.

Kjo është hera e dytë që protestuesit tentojnë të futen në Kryeministri por snajperat nuk po i lejojnë duke qëlluar në drejtim të tyre.

Si pasojë e gazit lotsjellës kanë mbetur të lënduar gjashtë persona. Të pranishmit u kanë ardhur në ndihmë të lënduarve të shtrirë përtokë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, katër nga të plagosurit janë protestues ndërsa dy të tjerët janë punonjës të policisë.

Sakaq raportohet edhe për dy gazetarë të lënduar, njëri prej të cilëve Isa Myzyraj. Fatmirësisht ai është stabilizuar dhe gati për t’u rikthyer sërish në krye të detyrës. Opozita ka akuzuar policinë e Shtetit si provokatore e dhunës./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *