Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në Kryebushat, policia fotografon listën e udhëtarëve të nisur për protestë (VIDEO)


Tensione mes protestuesve që janë nisur nga Shkodra dhe policisë. Mësohet se policia ka ndaluar një autobus me protestues në Kryebushat dhe ka filmuar madje edhe listën e udhëtarëve.

Gjë kjo që ka sjellë përplasje mes tyre. Protestuesit e kanë konsideruar këtë si provokim të policisë ndaj tyre.

Të njëjtin shqetësim ka ngritur dhe deputeti Xhemal Gjunkshi, për qarkun e Dibrës. Ai ka akuzuar linjën e autobusave Dibër-Tiranë që u kanë marrë shënim edhe numrin e kartës së identitetit protestuesve.

‘’Ajo që të bie në sy është se Policia vijon presionin, ka tre pika që ushtron kontroll. U ka marrë shënim të gjithë personave emrat dhe kartën e identitetit. Është dhënë urdhër që asnjë furgon të mos lëvizë në drejtim të Tiranës, por qytetarët janë organizuar dhe janë nisur me mjetet e tyre”, deklaroi Gjunkshi.

Sipas të dhënave të para të Partisë Demokratike janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë drejt Tiranës për protestën e sotme. Qarku me pjesëmarrjen më të madhe të protestuesve është ai i Durrësit, më pas vjen Shkodra, Elbasani e Lezha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *