Vendosni fjalën kyçe....

Tërheqja e policisë, Basha: Skenar ogurzi, po thyhet ligji


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përsëri lidhur me incidentin që ndodhi sot në protestën para Kryeministrisë, ku gjashtë persona mbetën të lënduar pas përdorimit të gazitlotsjellës nga ana e policisë.

Sipas Bashës, çarja e kordonit të policisë kaq shpejt nga ana e protestuesve nuk do ishte e mudnur sikur të mos kishte qenë e qëllimtë nga ana e vetë policëve, të cilët tanimë janë larguar fare.

“Ky që shohim është një skenar. Ju e patë sesi, pas një përpjekjeje fare të lehtë nga një grup banorësh të Unazës, papritur u ça kordoni i policisë, që të përdorej dhuna, të hidhej gazi lotsjellës. Dhe e gjitha kjo që dëgjoni në altoparlant, është pjesë e një skenari kriminal të policisë, të vënë nën urdhrat e Edi Ramës, për të provokuar një gjendje të tillë.

Protestuesit kishin ardhur për të demonstruar paqësisht, pa dhunë. Po flisnin qytetarët. Në qendër të sheshit po flisnin qytetarët e Unazës, po flisnin fermerët, studentët, minatorët dhe, për shkak të skenarit të tyre ogurzi, tani gjendja ka dalë jashtë kontrollit dhe nuk duket asnjë polic, askund. Nuk merr kontakt me organizatorët e protestës, por vazhdon t’i fryjë skenarit të përplasjes dhe të dhunës me këto mesazhe idiote. Policia nuk po zbaton ligjin, policia e ka thyer ligjin.”, deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *