Vendosni fjalën kyçe....

Video që nuk duhet humbur, shikoni si futen forcat e policisë në banesën e Florenc Hoxhës


Forca të shumta policie kanë mësyrë banesën e Florenc Hoxhës.

Ata janë futur brenda rrethimit duke kapërcyer gardhin. Të shumtë në numër ata futen brenda rrethimit ku pritet të kontrollojnë banesën e Hoxhës.

Hoxha ka qenë më herët kreu i Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor ndërsa është shoqëruar sot për protestën e opozitës para kryeministrisë.

Ai është mes 20 personave që janë shoqëruar deri tani nga policia.

Gjatë protestës së sotme u lënduan 19 persona, 9 policë, 8 qytetarë dhe 2 gazetarë. Ndërsa policët kishin dëmtime nga goditjet dhe gazi lotjellës, qytetarët dhe gazetarët u lënduan nga plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës.

Protesta nisi në orët e para të mëngjesit dhe u mbyll në orën 16:00 me thirrje e kreut të PD-së, i cili bëri thirrje që qytetarët t’i bashkoheshin protestës para Kuvendit të enjten e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *