Vendosni fjalën kyçe....

40 protestues të shoqëruar në komisariate nga Policia e Shtetit


Ka shkuar në 40 numri i të shoqëruarëve në komisariate deri më tani nga Policia e Shtetit, për shkak të protestës së opozitës.

Shoqërimet janë bërë në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Fier.

Mes tyre është edhe Florenc Hoxha, shefi i sigurisë personale të kryedemokratit Lulzim Basha.

Protesta e djeshme e thirrur nga opozita para Kryeministrisë është mbyllur pas 5 orësh.

Ajo nisi në orët e para të mëngjesit, ku mijëra qyterarë të ardhur nga drejtime të ndryshme u dyndën para kryeministrisë dhe në gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Me pankarta në duar dhe me thirrje “Rama ik!” ata përshkuan gjithë gjatësinë e bulevardit për t’u ndalur poshtë zyrës së Ramës.

Rreth 1500 policë u thirrën dje nën armë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Që në orët e para të mëngjesit, në kryeqytet është vënë re shtimi i forcave të sigurisë pranë Kryeministrisë dhe Piramidës, pavarësisht se kryeministri Rama nuk ishte në zyrë.

Policia, FNSH-ja dhe RENEA ishin vendosur në ambientet e brendshme të kryeministrisë dhe përreth saj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *