Artisti Avni Delvina ka hapur sot ekspozitën e tij “The Donald”, në Muzeun Historik Kombëtar.
Grafikat e Delvinës kanë ndikuar kryesisht në rrjetet sociale, krijime mbi personazhet reale e ngjarjet politike e historike.
Me një kënd kritik, Delvina arriti të mbërthente vëmendjen e ndjekësve por njëkohësisht edhe të medieve. Grafikat u përdorën gjerësisht edhe nga to.
Por tani, puna e artistit mund të vëzhgohet e gjitha, në muret e një ekspozite, ku kushdo mund të bisedojë edhe me vetë Delvinën.
Ekspozita që do të qëndrojë e hapur deri më 23 shkurt është kuruar nga Adrian Devolli dhe Niko Dhales.
Shfaqja e grafikave do të mundësohet për vizitorët në oraret 9.00-13:00 dhe 17:00-19:00.