Vendosni fjalën kyçe....

“Apokalipsi” sipas Veliajt dhe disa foto krahasuese


I shkathët është treguar dje kryebashkiaku Erion Veliaj. Për t’i garantuar një mjedis dashamirës shefit të tij që po kthehej nga Vlora, me shpejtësinë e erës ka vënë në punë gjithë ekipin e pastrimit për të hequr çdo papastërti të krijuar në shesh.

Kuptohet, puna ka qenë e lehtë për të për të “asgjësuar” dëmet, përveç derës së Kryeministrisë e kërpudhës së Ramës që janë më të mëdha.

Ca plehra (kryesisht bidona uji e qese kroasantësh), ndonjë pllakë të hequr tek-tuk, vazo lulesh dhe pemë të rrëzuara. Tamam “apokalips”!

Më pas Veliaj i ka publikuar në rrjet, siç bën gjithnjë, pamjet “skandaloze”.

Por në rrjet janë edhe ato pamjet kur protestonte vetë kundër Berishës, më 2011 bashkë me Ramën e shumë të tjerë.

Hidhuni një sy dëmeve materiale.

Veliaj mbase do i kish dhënë një dorë të mirë idesë së tij për “apokalipsin” nëse do kish shtuar në albumin e tij edhe ndonjë foto të derës a kërpudhës. Por jo, ai i respekton kompetencat e bashkisë, ai kur nuk do ia lejonte vetes të fusë hundët në territoret e shefit Rama./Hashtag.al

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *