Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutime në Vlorë, 2 të vdekur, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën


 

Dy të vdekur në Vlorë. Të shtënat me armë kanë ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa përveç dy viktimave i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër.

Viktimat janë: Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. I plagosur është Armando Sulejmani. Mësohet se ata janë qëlluar me breshëri automatiku dhe të tre kanë qenë në të njëjtën makinë.

Ekzekutorët janë larguar me një automjet, të cilit i kanë vënë flakën në një fshat të Vlorës. Nuk dihet ende motivi i krimit.

I plagosuri Sulejmani është jashtë rrezikut për jetën. 

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po këqyr vendin e ngjarjes për të konstatuar dinamikën e saj. Pranë trupave të gjetur ndodhet një automjet, mbi të cilin janë shkrepur plumba.

“Në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta.

Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje.”, deklaron policia, duke thënë se për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera.

Foto marrë nga “News24” gjatë raportimit të gazetarit Enrik Mehmeti


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *