Një atentat me dy të vdekur dhe një të plagos rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.
Një nga viktimat është gjetur në rrugë, ndërkohë që një tjetër është gjetur në makinë.
Në atentat mbetën të vrarë kunati dhe shok i ‘Çipurit’, Orest Rexho dhe A. Hasani.
Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Babicë të Vlorës. Dyshohet që automjeti të jetë përdorur gjatë atentatit nga autorët dhe të jetë djegur më tej prej tyre në një distancë të largët, për të humbur gjurmët. Brenda saj janë gjetur edhe tre armë të tipit kallashnikov.