Humbja që i shkaktoi Kastrioti këtë fundjavë Kamzës, ka qenë edhe sfida e fundit e Ernest Gjokës në stolin e skuadrës. Gjoka ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas mbarimit të takimit.
Deklaratën për dorëheqjen e Gjokës e ka bërë vetë Klubi i Kamzës nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
Krutanët fituan sfidën e sotme duke i dhënë pak shpresë qëndrimit në Superiore, ndërsa për Kamzën kjo humbje e zhyt në vendin e fundit.