Policia e Shtetit arreston 15 protestues, mes tyre një 76-vjeçar. I arrestuar është edhe Florenc Hoxha, shefi i sigurimit personal të Lulzim Bashës.
Policia e Shtetit jep inicialet e të arrestuarëve dhe po kështu edhe inicialet e 5 protestuesve të proceduar në gjendje të lirë dhe 7 të tjerë janë në kërkim.
Operacioni, sipas policisë ka ardhur pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Nga Tirana janë arrestuar 7 protestues, nga Divjaka 1, nga Shkodra 2, nga Fieri 1, nga Cërriku 1, Nga Elbasani 1, nga Durrësi 1, nga Kavaja 1.
Ndër të arrestuarit është edhe një grua nga Tirana.
“Këta shtetas gjatë zhvillimit të tubimit në datë 16.02.2019, pas orës 11:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për garantimin paqësor të tubimit. Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.”, deklaron për të arrestuarit policia.
INICIALET E TË ARRESTUARËVE DHE TË PROCEDUARËVE NË GJENDJE TË LIRË:
Shërbimet e Policisë Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit:
F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;
E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;
N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;
A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;
R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;
S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;
D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;
H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;
I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;
F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;
S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;
M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;
L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;
Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;
D., 30 vjeç, banues në Fier.
U proceduan në gjendje të lirë 5 shtetas: G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë; A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë; R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas; D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë; P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër. /Hashtag.al