Vendosni fjalën kyçe....

Sa njerëz mblodhi në Vlorë Rama e tregon kjo foto


Kjo është fotoja e karrigeve që stafi i Ramës kishte vendosur dje në formë rrethi për të ftuarit nga gjithë Shqipëria.

Një lloj antiproteste, ndaj asaj të opozitës, por që televizionet nuk i dhanë shumë hapësirë për shkak të dinamikave në Tiranë.

Teksa opozita e bashkuar kishte njoftuar prej shumë javësh për zhvillimin e protestës së 16 shkurtit në Tiranë, kryeministri Rama thirri një bashkëbisedim me qytetarët e Vlorës me temë “Bashkia që duam”.

Por siç rezultoi më pas me mesazhet që filluan të qarkullonin mes punonjësve të administratës dhe anëtarëve të FRESSH-it dhe që u publikuan nga ish-kryeministri Berisha, doli që një pjesë e mirë e atyre që morën pjesë në takimin e Ramës në Vlorë ishin nga Durrësi, Skrapari, Fier, Lushnja e qytete të tjera.

Bëhet fjalë për dhjetëra autobusë që kanë sjellë në qytetin bregdetar qindra persona të gjinive dhe moshave të ndryshme për të mbushur karriget e vendosura në Sheshin e Flamurit.

Foto nga pamjet që serviri “ERTV”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *