Vendosni fjalën kyçe....

Si u dorëhoq deputeti slloven vetëm pse vodhi një sanduiç në supermarket


Një anëtar i parlamentit slloven dha dorëheqjen pas “vjedhjes” së një sanduiçi nga një dyqan në kryeqytetin e vendit, Lubjanë, ku ai pretendoi se ishte injoruar nga stafi.

Darij Krajçiç tha për mediat lokale se ishte i mërzitur që ishte “trajtuar pa respekt” dhe vendosi të testonte sigurinë e supermarketit duke u larguar jashtë.

Vjedhja kaloi pa u vënë re, por anëtari i partisë në pushtet Marjan Sarec (LMS) këmbënguli që deputeti u kthye më vonë për të paguar.

Krajçiç ka kërkuar falje, duke thënë se ai i vjen keq për “eksperimentin e tij social”.

“Duhet të kem qëndruar rreth tre minuta në kasë.” – rrëfeu më vonë 54-vjeçari në kanalin televiziv privat POP.

Tre punonjës të supermarketit thuhet se nuk e vërenë deutetin teksa flisnin me njëri-tjetrin, duke bërë që ish-profesori të provonte vëmendjen e tyre.

“Askush nuk erdhi te pas meje, askush nuk bërtiti.” – tha ai.

Anëtarët e tjerë të parlamentit filluan të talleshin me këtë histori, por të enjten, kreu i grupit parlamentar të LMS-së, Brane Goluboviç, dënoi veprimet e Z. Krajçiç si “të papranueshme”.

“Ai mori përgjegjësinë për të dhe dha dorëheqjen sipas propozimit të tij.” – tha Goluboviç për shtypin, “në përputhje me standardet e larta etike të LMS-së”. – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *